Intervistat
Shtypi
Gazetat

Sokol DEMAKU: Bisedë me malësoren Ermelinda Lajcaj

TA NDIHMOJM NJËRI TJETRIN, SE I HUAJI E NDIHMON TE VETIN
thot bija e Malësisë së Madhe Ermelinda Lajçaj, që me zërin e saj të ëmbël arrin tek zemrat dhe ndijenjat e pubplikut artdashës në mërgim.
E ndjejë vetën fatlume që linda aty ku linda, aty ku më fanatizëm të rallë ruhen virtytet shqiptare, besa, burrënija, afërsia kombtare dhe toleranca e pa shoqe fetare. Aty ku për të parën herë pas 450 vitesh të Gjergj Kastriotit, valoj i lirë flamuri Kombëtare nën udhëheqjen e Ded Gjon Lulit që tërë jetën e tijë dhe të familjes ia kushtoj kombit.
Kënga për mua është një ushqim shpritëror.Është një kënaqësi e pa përshkruar që përmes saj dëtyra është të komunikosh me të gjitha aftësit tua artistike me publikun. Duke ditur se skena është një vend i shenjt dhe vetëm nëse ashtu trajtohet arrijm tek zemrat dhe ndijenjat e pubplikut edhe të atyre të ralles së fundit.Kënaqësia dhe shpërblimi më i madh për një këngtare është kur ja arrin këtij qellim që ta përvetsoj publikun pra të jetë pjesë e tij.

Vala e shpërnguljes nuk kishte të ndalur. Mendoj se për një fëmijë kjo është shumë më e rendë ta përpunoj. Fëmijës i imponohet pa ken në gjendje ta kuptoj përse duhet ti kthet shpina çardakut ku mësoi hapat e parë, oxhakut, shtëpisë, shoqëris, të afermve, mësusit ku filloj të mësoj germat e para, më nji fjalä e kjo është një mjegullë e trishtuar e kohës që për fat të keq i ka përcjellë për së tepërmi fëmijët dhe familjet shqiptare në përgjithsi.
Përshëndetje Ermelinda! U linde në Malësinë e Madhe ku edhe kalove një pjesë të fëmijërisë. Dhe as familja yte nuk i shpëtoi valës së mërgimit sikur një pjesë e madhe e bashkëkombasve. Pra edhe ju sikur një pjesë e madhe e familjeve shqiptare në Malin e Zi e lëshuat vendlindjen dhe shkuat në gurbet (në Gjermani). Ç´mund të na thuash mbi emocionet e para të shkëputjes suaj nga vendlindja, duke emigruar në një vend të huaj?

Edhe pse isha një voglushe, për mua ishte një ëndërr e keqe dhe sikur shpresoja që sa më parë të zgjohem nga kjo ëndërr. Edhe pse prindja tentonte të më qetësonte më fjalë, të buta e perkdhelse ”Se po udhtojmë per vizitë tek te afërmit tonë”: Pikllimi në fytyratë tona tregonte një realitet tjetër.

Si fëmijë kishim fitua një bindje sikur të gjithë do te ikshim sot apo nesër. Vala e shpërnguljes nuk kishte të ndalur. Mendoj se për një fëmijë kjo është shumë më e rendë ta përpunoj. Fëmijës i imponohet pa ken në gjendje ta kuptoj përse duhet ti kthet shpina çardakut ku mësoi hapat e parë, oxhakut, shtëpisë, shoqëris, të afermve, mësusit ku filloj të mësoj germat e para, më nji fjalä e kjo është një mjegullë e trishtuar e kohës që për fat të keq i ka përcjellë për së tepërmi fëmijët dhe familjet shqiptare në përgjithsi.

Ermelinda mori rrugën e kurbetit si shumë artistë, shkencëtarë, intelektual shqiptar.

Si u ndje Ermelinda në këtë ikje na tregoni diçka më shumë lidhur më këtë?

Isha nje artiste e vogël e pa zbuluar ha ha ha . Atë kohë më interesonin më shumë kukullat për ti rregullua dhe mendoja edhe vehten ta rregulloja dhe të dukja aq e bukur si ato.

Çfarë keni marrë dhe çfarë keni lënë në vëndlindje tuaj?

Siç thash në Gjermani erdhëm kur isha një vogëlushe, në fillim të klasës së parë. Edhe pse ishte një kohë e shkurtër këto kujtime i ruaj si thesar të veçant në mendjen dhe shpirtin tim. Falenderuar prindërve, këtë thesar ma plotsuan me kontributin e tyre edukativ në frymën traditcionale pothuaj sikur të isha rritur në Malësi. Duke fillua nga gjuha, tradita dhe vlerat tjera të pashoq që e karakterizojnë popullin tonë të lasht nga popujt tjer për rreth. E ndjejë vetën fatlume që linda aty ku linda, aty ku më fanatizëm të rallë ruhen virtytet shqiptare, besa, burrënija, afërsia kombtare dhe toleranca e pa shoqe fetare. Aty ku për të parën herë pas 450 vitesh të Gjergj Kastriotit, valoj i lirë flamuri Kombëtare nën udhëheqjen e Ded Gjon Lulit që tërë jetën e tijë dhe të familjes ia kushtoj kombit. Më falni se e zgjata pak por përfitoj nga rasti mbasi këtë vit është 100 vjetori i ngritjes së falmurit në Malsin e madhe dëshroj nga zemra të uroj krejt populli Shqiptare këtë fest të madhe. Pra nga venlindja mora shumë, mora edhe mallin e madh ndaj saj, ndërsa atje laç aq shumë sa kurrkund nuk mund ti gjejë vetem atje ”VENDLINDJEN”.

Aktualisht jetoni në Gjermani, dhe ju qëndroni në prehrin e muzikës sonë folklorike, kush është inspirues i kengës suaj?Megjithë vështirësive, vujtjeve dhe peripetive që e përcjellin mërgimtarin, prindët e mi e gjetën rastin dhe kohën që të më afrojnë sado pak vendlindjen me të gjitha ato tiparet dhe mundësit që kishte. Babai këtë për mua më së miri e bënte me tingujt e bukur të çiftelisë. Edhe pse ai dëshironte më këtë familjes dhe vehtes të ja largoj mërzin që ndjente për vendlindjen. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua në shpirtin tim dhe u bë pjesë e jetës sime. Për mes tingujve të këtij instrumenti muzikor fillova hapat e parë të këngës dhe melosit tonë. Pra ndihma e tij direkte apo indirekte ma zberthej talentin dhe dashurinë ndaj ketij arti. Qe e vogël u aktivizova në grupin muzikor te shkollës. Ndërsa në shtëpi me kënaqesi te posacme këndoja këngët folklorike dhe të stileve tjera muzikore të këngtarve tanë. Edhe pse atëhere nuk kisha shumë kohe sepse merresha me trainimin profesional të tenisit, por kur gjeja ndopak kohë me kënaqësi të vecant ushqeja shpirtin dhe e ndjesha vehtën edhe më krenare se jam shqiptare.

Si e gjetët përsëri rrugën e duhur të ambjentimit me muzikën shqiptare dhe kush ishte ndihma kryesore për këtë?

Edhe pas martesës sime, pasionin tim ndaj muzikës e ushtroja herë pas here në shtëpi. Im shoq këtë e pecjellë me vemendje. Dhe nji dite prej ditëve me tha ke nji zë të vacant, të rrallë, a dëshron të marrësh edhe ndonji kurs profesional të kendimit? Thaç, me shumë qejf. Dhe kështu vijuan të gjitha hap pas hapi nën përkrahjen dhe përkujdesjen e bashkshort tim, ku për fat ai ka qen një prej themeluesve dhe përkujdeses i një Shoqërie kulturo-artistike në vendlindje si edhe këtu ne Gjermani. Pra me nji përvojë skenike e patëm më lehtë për ti hapë dyertë në drejtimin e artit muzikor.

Në repertorin tuaj, cilat janë këngët dominuese dhe nga cilat krahin?

Fal Zotit që më ka fal një zë që mund të kendonj shumë stile muzikore, për këtë edhe në albumin e parë timin të quajtur ”Bardhe e Zi” të përbër prej 8 këngësh kamë berë një repertuar të stileve të përziera, që në albumin tim të ketë këngë për të gjitha gjeneratatë, por edhe për krahina të ndryshme. Ermelinda i këndon me shpirt atdheut, mergimit , dashurisë, gëzimit, por edhe jetës moderne, dhe të gjitha atyere që e rrethojn jetën time dhe te bashkvendasve.

Cka ka publikue deri më tani Ermelinda dhe sa është e kënaqur me këtë që ka bërë?

Unë deri me sot kam punue një ablum si dhe kamë realizua disa Videoklipe. Duke filluar nga Videoklipi i parë ”Si për herë” ku i kushtohet, dashurisë së një vajze ndaj një djali që emigron në perendim. Si dhe të dytit ”Po me thua”. Ndërsa në vitin që kaloj kam realizuar videoklipin e këngës ”Bini ju Tupana” që e ka komponuar Kol Susaj dhe e Orkestruar nga Edmond Zhulali. Që shfrytzoj rastin ti përshendes dhe ti falenderoj. Ndërsa para pak kohëve kam realizuar këngën e re te komponuar nga Edmond Zhulali që jemi ne realizimin e Videoklipit. Edhe pse në kohët e sodit sidomos në mergim nuk është e lehtë të punosh dhe depertosh me punën time jam shumë e kënaqur .

Ç'ndjesi të jep ty kënga, si ti e pershkruan këtë?

Kënga për mua është një ushqim shpritëror. Është një kënaqësi e pa përshkruar që përmes saj dëtyra është të komunikosh me të gjitha aftësit tua artistike me publikun. Duke ditur se skena është një vend i shenjt dhe vetëm nëse ashtu trajtohet arrijm tek zemrat dhe ndijenjat e pubplikut edhe të atyre të ralles së fundit. Kënaqësia dhe shpërblimi më i madh për një këngtare është kur ja arrin këtij qellim që ta përvetsoj publikun pra të jetë pjesë e tij.

Kush është Ylli i muzike për ju?

Nëse është fjala për yll botëror do thoja është i ndieri Majkel Xhekson, ndërsa sa i përket të asaj shqiptare; kemi këngtar dhe kengtare te fortë por sic thot një fjalë popullore ”Rri shtremt e kuven drejt ” jemi larg të titullojme dike më këtë titull. Por shpresoj se e ardhmja dhe zhvillimi i dy shteteve tona do të kontriboj në këtë drejtim.

Keni krijuar dhe ne Gjermani nje rreth bashkëpunimi. Sa njihet Shqipëria në komunitetin ku ju jetoni?

Po në Gjermani kemi krijuar një rreth miqësh dhe adhuruesish edhe pse këtu po i ofrohet publikut një muzikë që për mendimin tim nuk është e jona. Por unë nuk jam për me vlersua. Sa i përket Shqipërisë për fat Shqipera ka ece me hapa teë shpejt në të gjitha drejtimet.

Përveç këngës, cili është hobi i Ermelindës dhe çfarë preferenca ajo ka në jetë?

Përpos muzikës për së tepërmi më pëlqen tenisi. Me këtë sport jamë marrë që në moshën 8 vjeçare dhe kam qenë shumë e sukseshme. Në moshën 14 vjeçare kam luajt Challenger turnire. Në atë kohë u kuvalifikova për turnire profesionale në Francë. Kjo ishte një ngarkesë e madhe për prindërit. Sepse do të ishte e veshtirë të më vinin pas, çka është e kuptushme sidomos në vendin e huaj. Për këtë mu desh reketin e tenisit ta vari në gozhdën e hobit. Megjithatë këtë e marrë si nji eksperiencë pozitive , pasi më çeli rrugën e muzikës, të cilën e kuptova se e dua më shumë sesa tenisin. Veç kësaj e dua shumë natyrën, bukuritë e saj magjepse. Në veçanti e dua shumë Malësinë , sidomos Liqenin e Shkodrës dhe bregdetin shqiptar. Por mbi të gjitha dua familjen time, bashkëshortin fëmijët dhe te gjith miqët shqiptar të sinqert pa dadhime fetare apo politike.

Nëse do te kishe në dorë të ndryshoje diçka në vendin tonë, në ç'drejtim do e jepje kontributin tend dhe çka do u propozoje bashkekombasëve tu?

Që bashkëkombasit të jenë të bashkuar dhe ta përkrahin njëri tjetrin jo vetëm në ditët e vështira.

Motoja që ju ka shoqëruar në jetën tuaj?

”Njeriu i drejt e ka vështir në jetë, por i hapet porta vet, se e drejta është e vertetë.”

Ç'është për ju dashuria?

Dashuria është si një lule që do gjithmonë kujdes, dhe vetëm dashuria e vërtetë lulëzon dhe mbijeton në jetë.

A ka diçka që e mundon në jetë Ermelinden?

Ermelindën e mundon ndonjë lajm jo i mirë për atdheun dhe bashkatdhetarët.

Me çka merret Eremlinda në kohën e lirë?

Kryesisht ndëgjoj muzikë dhe luaj tenis

Ç´dëshirë keni për të ardhmen dhe planet tuaja?

Të punoj sa më shumë në drejtimin që kamë dhe të pëlqehet nga adhuruesit e mi puna dhe kënga ime, si dhe një ditë të kthehemi në gjirin e vendlindjes sonë.

Një mesazh që do i jepnit lexuesit tone?

Ta ndihmojm tonin se te huajin e ndihmon i veti.
Ndersa ju perzemersishte ju falenderoj per interviste si dhe per kontributin tuaj informativ, edukativo-arsimor per brezin e ri dhe gjerneratat tiera ktu ne diaspor dhe kudo qe kontriboni. Edhe nji her ju falenderoj per perkrahje dhe bashkpunim!

Me respekt

Ermelinda Lajçaj

Ermelinda Lajçaj me albumin e parë dëshmoi talentin e saj

Kush është Ermelinda Lajçaj?

Ermelinda Lajçaj është një femër e thjeshtë, modeste e cila mbi të gjitha e do familjen, këngën, popullin dhe vendlindjen e saj. U linda në Malësinë e Madhe ku edhe kalova një pjesë të fëmijërisë. As familja ime nuk i shpëtoi valës së mërgimit. Edhe ne sikur një pjesë e madhe e familjeve shqiptare në Malin e Zi shkuam në kurbet në Gjermani. Pra, unë si vogëlushe e përjetova në shpirtin tim këtë plagë të rëndë të familjes shqiptare dhe tani e kuptova se sa i fuqishëm është malli për vendlindje.

Diçka për fillimet tuaja sa i përket fushës së këndimit ?

Në Gjermani, siç thash, erdha si vogëlushe. Që atëherë tek unë filloi të zgjohet dashuria ndaj vendlindjes dhe vlerat e saj. Sepse ato në radhë të parë i njeh vetëm ai i cili e kalon një pjesë të jetës në mërgim, ku të merrë malli jo vetëm për familjarët, shokët, shoqet e fëmijërisë, të afërmit, por madje edhe për gurët e malit. Megjithë vështirësive dhe vujtjeve mërgimtare, babai e gjente rastin dhe kohën që të na e afroj sadopak vendlindjen dhe traditën tonë. Ai këtë për mua e bënte më së miri me tingujt e bukur të çiftelisë. Kështu përmes tingujve të këtij instrumenti muzikor fillova hapat e parë të këngës dhe melosit tonë. Me tingujt e çiftelisë babai dëshronte që familjes dhe vetes t`ia largonte mërzin që ndjente për vendlindjen. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua në shpirtin tim dhe u bë pjesë e jetës sime. Tani jam e gëzuar dhe e lumtur që familja më plotësoi dhe mundësoi dëshirën që të merrem me muzikë.

Me cilën lloj muzike e keni filluar karrierën tuaj si këngëtare?

Fillimisht kam realizaur një baladë me titull " Si për herë" kushtuar mërgimit. Qëllimi i realizimit të kësaj kënge ishte që të rikujtojmë të gjithë kurbetxhinjtë shqiptarë të cilët kurrë nuk harruan vendlindjen, por gjithmonë , edhe pse larg, ishin me zemër e shpirt me bashkëfamiljarët dhe të afërmit të cilët ruajnë me besnikëri tokën dhe vatrën e të parëve tanë në trojet tona stërgjyshore.
Para pak kohe keni përfunduar inçizimin e CD-së së parë me titull "Bardhë e zi " .

Na thoni diçka konkretisht për këngët e këtij albumi dhe për ekipin realizues?
Albumi " Bardhë e zi" që e përfunduam para pak kohe numëron tetë këngë. Ai ka një stil të perzier, si nga stili i muzikës ashtu edhe nga llojet e këngëve. Me një fjalë kemi tentuar të ofrojmë diçka për të gjitha gjeneratat dhe rajonet.
Punën e albumit në përgjithësi ia kemi besuar B. Daniel. Me këtë rast dëshiroj t`i falenderoj të gjithë ata që punuan në këtë album për një punë të bukur e profesinale që kanë bërë, për respekt dhe mirkuptim gjatë gjithë punës tonë.Poashtu falenderojmë perzemërsisht bashkëvendasin tonë të nderuar, akademik Gjelosh Gjokaj i cili enkas për këtë album ka punuar një pikturë.

Sa kohë u është dashur për ta realizuar këtë album?

Studioja ku kam punuar albumin ka qenë pak larg nga vendbanimi im. Prandaj më është dashurë një kohë goxha e gjatë.

Sa jeni e kënqaur përgjithësisht me relaizimin e këtij albumi?

Në pergjithësi jam shumë e kënaqur. Shpresoj që edhe publiku dhe adhuruesit e këngës sime të jenë po aq të kënaqur sa edhe unë.

Si ndihesh tani që ke hyrë në tregun muzikor?

Sa i përket tregut muzikor si treg as që e mendoj. Për mua e rëndësishme është që të shpalos talentin, kapacitetin tim. Megjithëse kjo nuk varet vetëm prej këngëtarit apo këngëtares. Në këtë punë rol jashtëzakonisht të madh ka edhe kompozitori, respektivisht aftësia e tij për përzgjedhjen e tekstit, muzikës dhe thithjen e gjithë potencilait muzikor të këngëtarit. Unë ndihem shumë mirë sepse kam pasur fat të bashkëpunoj me një staf profesionistësh, të cilët mua më mundësoi të japë maksimumin e mundshëm.

Çfarë ka ndryshuar te ju pas daljes së albumit?

Dedikimi dhe puna e pandarë ndaj muzikës dhe familjes.

Përveç këngës çfarë pëlqeni tjetër?

Për së tepërmi më pëlqen tenisi. Me këtë sport jamë marrë që në moshën 8 vjeçare dhe kam qenë shumë e sukseshme.Në moshën 14 vjeçare kam luajt Challenger turnire. Në atë kohë u kuvalifikova për turnire profesionale në Francë. Kjo ishte një ngarkesë e madhe për prindërit. Sepse do të ishte e veshtirë të më vinin mbas, çka është e kuptushme sidomos në vendin e huaj. Për fat të keq mu desht reketin e tenisit ta vari në gozhdën e hobit. Megjithatë kjo për mua është një eksperiencë pozitive , pasi më çeli rrugën e muzikës, të cilën e dua më shumë sesa tenisin. Veç kësaj e dua shumë natyrën, bukuritë e saj magjepse. Në veçanti e dua shumë Malësinë , sidomos liqenin e Shkodrës dhe bregdetin shqiptar. Por mbi të gjitha dua familjen time, bashkëshortin dhe djalin.

Cilat janë mundësitë e afirmimit të këngëtareve shqiptare në Gjermani?

Mendoj se sot është e vështirë të afirmohesh si këngtare shqiptare në nivele profesionale, sidomos në mërgim. Njerëzit që kanë mundësi financiare nuk janë aq përkrahës , sidomos ndaj talentëve të ri. Megjithatë pritet një e ardhme më mirë.

A keni menduar ndoshta të promovoni albumin tuaj para publikut në Malësi ?

Normalisht se njëra prej planeve të mija është edhe promovimi i albumit në vendlindjen time që e dua aq shumë . Pastaj kam ndërmend të punoj një videoklip dhe të inçizoj edhe ndonjë këngë të re.

Intervistoi: Gjeke Gjonaj