|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Kush áshtë Ermelinda Lajçaj
Ermelinda Lajçaj áshtë nji kángtare, nji fëmën modeste. Mbi t´gjitha i don Familjen, Kángën, Popullin dhe Vëndlindjen e saj. Zëmërgjansia, drejtsia, bujaria, përkrahja dhe dashuria ndaj njerzve e pasunojn shpirtin e saj.
U linda n´Malsi t´Madhe (mi Shkoder), ku kalova nji pjes t´shkurt t´fminis. Si për pjesën má t´madhe të´familjeve shqiptare n´Malsi, as për ne nuk pat mshir Vala e mërgimit. Kjo Val na ne na zbarkoj n´Gjermani. Malli dhe dashnia për vendlindje dhe vlerat e saj, çdo ditë e má teper u rránjosën e m´percodhën si ándërr frymzimi si dhe m´fuqizuan në t´gjith hapat e jetës. Vetëm Mergimtari ásht n´gjendje ti kuptoj kto prigje dhe shtigje t´ksaj sfide.
Mbi t´gjitha kto, baba im e gjente rastin dhe kohën që t´na e afroj sadopak vendlindjen dhe traditat tona. T´na çlodhe ne dhe vetvehten. Për mua ai má se mire kët e bánte me tingujt e bukur t´Qitelis. Përmes tingujve t´këtij instrumenti muzikor fillova hapat e par t´kángës dhe melosit ton. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua n´shpirt dhe u bá pjes e jetës sime. Shpesh mu kujtoshin netët kur u mledhshin për rreth Sofrës, n´festa me miqt ku gjithni gjimonte kánga. E kujtoj me nostalgji shum t´madhe at koh.
N´Gjermani fillimisht mbas shkollës si voglushe (8 vjeçare) u aktivizova me ushtrimet e Tenisit. Kët e bája me shum pasion dhe dëshir. Ishin t´paktat garat çi nuk i fitoja dhe që n´moshen 14 vjeçare kam luajt "Challenger tournament". Në at koh u kualifikova për garat profesionale n´Francë. Kjo ishte nji ngarkes e madhe për prindit që nuk mund ta përballonin. Për fat t´keq mu desht Reketin e Tenisit ta vari n´Gozhdën e hobit. Megjithat kjo për mua ásht nji pervoj tepër u çmuar, ku pata fatin t´notoj n´ujrat e sportit mretnor. Kyt e vlersoj për s´tepermi si dhunti t´Zotit që m´hapi rrugën e muzikës, t´cilën e kuptova se e dua má shum sesa Tenisin.
Fillimisht kam realizaur nji balad me titull " Si për herë" kushtuar mërgimit. Qëllimi i realizimit t´ksaj kánge ishte, që t´rikujtoj t´gjith Mergimtaret çi kurr nuk e harruan vëndlindjen, por as mos ta harroj kurr besën dhe amanetin ndaj dashnis, atë amanet çi e ruajten n´zemër zemrat e tyne n´vëndlindje.
Fëmnat Shqiptare jan fëmnat má t´çmuara n´bot. Cila femën tjera dot t´flijonte rinin e saj si femna shqiptare? Kët e ka deshmua vet i madhi Zot për mes Nánës Tereze. Náná Tereze ásht nji prej ktyre fëmnave. Jam shum fatlume çi Zoti má fali gjakun e ktyne fëmnave, për mua ky ásht frymzimi që i këndoj dhe do t´i këndoj gjith jetës.
Përfunimisht kisha me u kërku ndjes t´gjith adhurusve t´muzikes sime si dhe lexuesve t´ksaj faqe çi kan shtirsi ta lexojn kët shkrim. Po kjo ásht Gjuha ime t´cillën ma msuan Baba e Nána ktu n´mërgim, n´Gjermani. Kët gjuh ja u mesuant´parët Gjergj Kastriotit, At Gjergj Fishtës e Nánë Terezes, e kët gjuh na e msuan ata ne. Dhe e ruaj, e do ta ruaj me gjelozi. Ásht Gjuha e Zotit që m´flet n´Shpirtit.
Me respek dhe dashni vllaznore!
E juaja Ermelinda Lajçaj
Fotot
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|